Më 23.07.2026 në orën 02:55, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat J.GJ.(23) nga fshati Nerasht, rajoni i Tetovës, dhe Z.D.(27) nga fshati Bozovcë, rajoni i Tetovës. Ata janë zënë në kryqëzimin mes rrugës “Boris Kidriç” dhe rrugës “Bllagoja Toska” në Tetovë duke prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete. Gjatë kontrollit te J.GJ. janë gjetur katër paketime me marijuanë dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyve do të dorëzohen parashtresat përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume