Tre persona të arrestuar, duke përfshirë dy mjekë, në një aksion policor në Shkup për kontrabandë me Botox
Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve janë mjekë, gjatë kontrolleve të policisë në pesë lokacione në Shkup, përfshirë edhe dy institucione shëndetësore, në kuadër të hetimit për një grup të organizuar kriminal të përfshirë në import ilegal, shpërndarje dhe aplikim të barnave mjekësore dhe pajisjeve mjekësore, njoftoi prokuroria.
Bazuar në materialin provues të mbledhur, prokurori publik ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj katër personave. Tre të dyshuar akuzohen për veprat penale „bashkim kriminal“ dhe „shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj“, ndërsa një person dyshohet për veprën penale „shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj“, informojnë nga prokuroria.
Me propozim të prokurorit publik kompetent, gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup ka caktuar masa kujdesi për të katër të dyshuarit.