Inspektorati Qendror i Punës, ka dalë me reagim në lidhjen me vdekjen e një punëtori në vendin e punës, të cilit ka thënë vinçi.

Inspektorati tha se edhe një tjetër punëtor është lënduar.

N ë njoftim thuhet se subjekti në fjalë nuk ka qenë i inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës, për shkak se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit.

Për shkakun e aksidentit thuhet se akoma është herët në këtë fazë që të nxirret një konstatim inspektues.

Njoftimi i plotë:

Aksidenti ka ndodhur gjatë montimit të një vinçi (krani) në vendpunishten e subjektit “Vëllezërit Asllani”. Si pasojë e aksidentit, dy punëtorë kanë pësuar aksident, ku njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime trupore.

Subjekti në fjalë nuk ka qenë i inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës, për shkak se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në fazën e realizimit të themeleve.

Sa i përket shkakut të aksidentit, në këtë fazë është ende herët të nxirret një konstatim inspektues, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësinë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorët e Punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente.

Inspektorati Qendror i Punës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën në këtë aksident tragjik, duke i uruar shërim të shpejtë të lënduarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume