Një video e publikuar në rrjetet sociale ka çuar në arrestimin e një 54-vjeçari nga Tetova, raporton TetovaSot.
Në pamje shihej një automjet “Citroen” nga i cili hidheshin thasë me mbeturina në lumin Shkumbin.
Pas identifikimit të automjetit, policia e gjeti autorin, i cili e pranoi veprën. Ai u arrestua, u gjobit për kundërvajtje dhe ndaj tij do të zhvillohet procedurë penale për ndotje të mjedisit.