Gjithçka për të cilën do të bien dakord E Majta, LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera më të vogla opozitare në aspekt të financimit, në aspekt të prononcimit të diasporës, në aspekt të ankesave dhe në aspekt të një njësie zgjedhore dhe të gjitha detajet që përfshihen, ne do ta pranojmë për sa kohë që pranohet qëndrimi ynë, i cili është se diaspora mund të respektojë të drejtën e garantuar kushtetuese dhe të jetë në gjendje të votojë dhe të shprehet në zgjedhje”, theksoi sot në një deklaratë për mediat deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, pas takimit të mbajtur në Kuvend midis partive politike në lidhje me Kodin Zgjedhor.

“Ne treguam se votimi duhet të rregullohet me një akt nënligjor i cili do të miratohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në fund të 30.09.2028. Nga partitë politike të opozitës na informuan se nuk ka pasur ndryshime në qëndrimet e tyre. Ne, si koalicion, së bashku me VLEN-in dhe me ZNAM-in, kemi ofruar një model tjetër, i cili besojmë se duhet të pranohet, sepse qëllimi ynë është që diaspora të jetë në gjendje të shprehet në një mënyrë më masive sesa mundet tani. Edhe ne e ofruam këtë – që partitë politike që janë pjesë e opozitës, përkatësisht BDI, LSDM, E Majta, si dhe disa parti më të vogla politike, të ulen dhe të bien dakord midis tyre për të gjitha dallimet që kanë, afërsisht katër gjëra kyçe, sepse shohim që platformat e tyre janë të njëjta, por ndryshojnë në detaje. Të ulen dhe të bien dakord për një njësi zgjedhore, të ulen dhe të bien dakord për një model financimi, të ulen dhe të bien dakord për ankesat dhe mënyrën se si ato do të pranoheshin, dhe të ulen dhe madje të bien dakord midis tyre për modelin që diaspora të prononcojë pikëpamjet e saj. Gjithçka të cilën do të na ofrojnë këto parti opozitare përmes një teksti të rafinuar të ligjit, ne atë do ta pranojmë”, tha Stojanovski.

Ai theksoi se kjo është një kërkesë e përbashkët e të gjithë partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Ne kemi gjithsesi pikëpamje të ndryshme për më shumë çështje, por kur bëhet fjalë për një interes thelbësor kombëtar, dimë si t’i përfshijmë ato kërkesa në interesat e koalicionit. Kjo kërkesë është një kërkesë e përbashkët si e ZNAM-it ashtu edhe e VLEN-it” tha Stojanovski.

Potencoi se nuk janë dakorduar për asnjë afat se deri kur partitë opozitare duhet t’i përgjigjen kërkesës së partive politike qeveritare

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume