Drita ka arritur ta sigurojë play-offin e Ligës së Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi thellë 5:0 në Prishtinë sot ndaj ekipit nga San Marino, Tre Fiori.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Drita shënoi fitore 1:4, duke e dominuar në dy ndeshjet.

Nguena dhe Manaj me nga dy gola dhe Arthur me një ishin golashënuesit për gjilanasit.

Në play-off, Drita do të ndeshet me skuadrën Inter d’Escaldes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume