Gostivar: 45-vjeçari e ka detyruar gruan e tij të kryejë marrëdhënie seksuale dhe më pas sulmoi dy fëmijët e tij!
Kallëzim penal ndaj një 45-vjeçari nga Gostivari për tentativë përdhunimi dhe dhunë ndaj fëmijëve
Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër i.t. (45) nga Gostivari, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprave penale „përdhunim në tentativë“ dhe „lëndim trupor“, përcjell TS.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 15.08.2026 në shtëpinë familjare. I kallëzuari dyshohet se e ka detyruar bashkëshorten e tij 35-vjeçare për marrëdhënie seksuale, ndërsa më pas, sipas denoncimit, fizikisht i ka sulmuar edhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Policia po e dokumenton rastin, ndërsa ndaj 45-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprat për të cilat dyshohet se i ka kryer.