Rreth 25 deri në 30 milionë euro në vit përfundojnë në Kërçovë falë kontributit të mërgimtarëve. Kjo shumë tejkalon edhe buxhetin vjetor të Komunës së Kërçovës, duke e bërë mërgatën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale, raporton TV Gurra.

Gjatë sezonit të verës, numri i banorëve në Kërçovë pothuajse dyfishohet, ndërsa qyteti merr gjallërinë e një destinacioni turistik. Mërgimtarët mbështesin bizneset vendore, investojnë në shtëpi e prona, rrisin konsumin dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Prandaj, mërgata meriton respekt, mirënjohje dhe vëmendje të veçantë, sepse kontributi i saj për Kërçovën është i çmuar dhe i pazëvendësueshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume