Policia e arrestoi kanadezin 37-vjeçar, pasi tek ai gjeti një objekt arkeologjik. Artefakti u sekuestrua, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim përkatës.

Një shtetas i Kanadasë u ndalua në mesnatë në qendër të Kumanovës, pasi policia tek ai gjeti një objekt arkeologjik.

Policët e gjetën 37-vjeçarin J.A.S. rreth orës 00:30 në rrugën “Done Bozhinov”. Gjatë ndërhyrjes, tek ai u gjet një artefakt, të cilin policia e sekuestroi.

Nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, njoftuan se rasti do të procesohet më tej. Më pas, ndaj kanadezit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume