Një 36-vjeçar nga fshati Bozovcë është privuar nga liria pasi u konstatua se drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pas një aksidenti komunikacioni në hyrje të fshatit Shipkovicë.
Sipas SPB Tetovë, më 9 gusht rreth orës 08:35, R.R. me automjetin “Toyota” me targa të Tetovës u përfshi në një aksident trafiku. Gjatë hetimeve, policia konstatoi se ai nuk posedonte patentë shoferi.
Automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal.TS