Kanë kaluar 9 ditë nga sulmi ndaj aktivistëve të rinj në Novo Selo dhe ende nuk ka hetim apo të thirrur për t’u marrë në pyetje, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sipas LSDM-së, Qeveria, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme heshtin, ndërsa VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna konfidenciale nga dokumentet e policisë në Strumicë.

Për këtë arsye, LSDM ka ngritur kallëzime penale ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar për nxjerrjen dhe keqpërdorimin e të dhënave konfidenciale, si dhe ndaj Valentin Manasievskit nga VMRO-DPMNE për keqpërdorim të të dhënave personale dhe nxitje për kryerjen e veprave penale.

Nga LSDM-ja kërkojnë që institucionet kompetente të veprojnë pa vonesë dhe të zbardhin të gjitha rrethanat e rastit. Ata theksojnë se askush, pavarësisht përkatësisë politike, nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume