Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj koalicionit VLEN, duke e cilësuar atë si “mbeturinë të ricikluar të BDI-së” dhe duke pretenduar se është krijuar në “laboratorë maqedono-serbë” informon Tetovasot.

Deklaratat i bëri gjatë homazheve te varri i Arben Xhaferit, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“VLEN-i është mbeturina e BDI-së e ricikluar në riciklashët e laboratorëve maqedono-serbë”, deklaroi Thaçi.

Kreu i PDSH-së tha se partia që ai drejton mbetet alternativa e vetme politike shqiptare me identitet të qartë, program dhe përvojë qeverisëse.

“Unë mendoj se si më parë, edhe tani, e vetmja është PDSH-ja me program, platformë dhe përvojën që ka në qeverisjen e vendit. Kjo e dallon nga të tjerët”, u shpreh Thaçi.

Deklaratat e tij vijnë në kuadër të intensifikimit të përplasjes politike mes partive shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale. Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume