Shkup, 14.08.2026 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikon këtë REAGIM në lidhje me projektin Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza dhe sistemi kolektor në Tetovë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon opinionin se Stacioni i pastrimit të ujërave të zeza në Tetovë, së bashku me sistemin kolektor, përbën një nga projektet kapitale më të rëndësishme jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut.

Pikërisht në një kohë kur në rajon dhe në mbarë vendin po dëshmojmë rëndësinë e ekzistimit të stacioneve të pastrimit që trajtojnë ujërat e zeza, Ministria thekson se premtimi prej dekadash për ndërtimin e një stacioni të pastrimit, është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe përbën prioritet për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe për Komunën e Tetovës.

Prandaj, ky investim i rëndësishëm kapital po realizohet në partneritet me Bashkimin Evropian dhe po shfrytëzohen fondet IPA për mbështetje para anëtarësimit, që njëkohësisht nënkupton se e gjithë procedura e thirrjes publike zhvillohet përmes Ministrisë së Financave, Sektorit për Financim Qendror dhe Lidhjen e Kontratave (CFCD), dhe i nënshtrohet miratimit ex ante nga Delegacioni i BE-së.

Thirrja publike është ndërkombëtare dhe është publikuar në portalin F&T, si dhe në ueb-faqen e CFCD-së. As Komuna e Tetovës dhe as Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nuk i publikojnë rezultatet e procedurës së tenderimit.

Më 16 prill 2026 është përzgjedhur operatori, pas së cilës përzgjedhje ka një periudhë të procedurave ankimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume