“Më 04/05.08.2026, duke vepruar në bazë të informacioneve operative të siguruara paraprakisht, nëpunës policorë të Njësitit për tregtinë e palejuar pranë SPB Shkup, në bul. ‘Aradhet Partizane’ në Shkup, ushtruan kontroll ndaj personave J.B., S.V. dhe D.P.
Gjatë kontrollit, te D.P. janë gjetur dhe sekuestruar dy kavanoza në të cilat kishte gjithsej 25 paketime me marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të marihuanës. D.P. është privuar nga liria dhe është shoqëruar në Stacionin policor Gjorçe Petrov, ku, me urdhër të prokurorit publik, është ndaluar për procedurë të mëtejshme”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej aty paralajmërojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj D.P. do të paraqitet kallëzim penal për veprën penale sipas nenit 215, paragrafi 1, të Kodit penal.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume