Shpërthen bombola e gazit në Tearcë, një person përfundon në spital – ja DETAJET
Një bombol gazi ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Tearcë, duke lënë të lënduar një person. Sipas informacioneve që njofton Tema.mk, personi i lënduar ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transferuar me autoambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar me kohë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të vënë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Gjithashtu, në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te shpërthimi i bombolës së gazit./Tema.mk/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume