Terror në Tetovë: 21-vjeçari kërcënon me thikë 19-vjeçarin dhe i grabit paratë, arrestohet nga policia
Tetovasot – Një grabitje me përdorimin e thikës ka tronditur Tetovën në orët e para të mëngjesit. Një 21-vjeçar është arrestuar nën dyshimet se ka kërcënuar një 19-vjeçar dhe i ka marrë paratë.
Sipas SPB Tetovë, më 4 gusht 2026, rreth orës 09:00, policia arrestoi A.Sh. (21) nga Tetova, i dyshuar për veprën penale “grabitje”. Sipas denoncimit, rreth orës 04:00 të mëngjesit ai, nën kërcënimin e një thike, i kishte marrë para D.S. (19) nga Tetova.
Tetovasot mëson se i dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim penal.