Ministria e Shëndetësisë informon se nuk ka raste të reja të etheve të Niljt Perëndimor dhe se rastet e fundit të dyshuara kanë rezultuar negative, përcjell Pa Censurë.

– Sa i përket etheve të Niljt Perëndimor, te Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë arritur raste të reja të konfirmuara laboratorikisht. Mostrat e fundit nga rastet e dyshuara janë negative në testimin PCR. Gjithashtu, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka pacientë të rinj të pranuar me dyshim për ethet e Niljt Perëndimor, njofton sot Ministria e Shëndetësisë.

Prej andej thonë se në koordinim me institucionet kompetente, gjendja po ndiqet me kujdes dhe publiku do të informohet në kohë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume