Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri” – Tetovë njofton banorët dhe vizitorët e Kodrës së Diellit se uji nga rrjeti i ujësjellësit aktualisht nuk është i sigurt për pije, pasi nuk është kryer dezinfektimi, përkatësisht klorifikimi i tij.

Uji mund të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për konsum.

Nga NPK “Sharri” – Tetovë bëjnë të ditur se opinioni do të njoftohet me kohë sapo uji të jetë sërish i sigurt dhe i përshtatshëm për pije.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume