Dje në orën 15:53 në SPB Kumanovë u raportua se në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga B.A. (20), ka përplasur një vajzë 9-vjeçare, të dy nga Kumanova.

Në aksident fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

U njoftua prokurori publik, ndërsa vëzhgimin e kryeu ekipi i vëzhgimit nga SPB Kumanovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume