Me të ardhura rekord nga tarifat e koncesioneve, një Strategji të re për lëndët e para minerale dhe
zgjidhje të reja ligjore që synojnë më shumë transparencë, mbikëqyrje më të fortë dhe standarde
më të larta për sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit, Ministria energjisë, minierave dhe burimeve
minerale shënoi Ditën e Minatorëve – 28 Gushtin. Në ceremoninë e mbajtur në Shkup, ku morën
pjesë përfaqësues të sektorit minerar, kompanive, institucioneve, komunitetit të biznesit,
shkencës dhe akademisë, si dhe minatorë me përvojë shumëvjeçare, u përcoll një mesazh i qartë:
e ardhmja e minierave në Maqedoni qëndron te siguria, modernizimi, shfrytëzimi i përgjegjshëm
i pasurive natyrore dhe përfitimet konkrete për komunitetet lokale.
„Në qendër të kësaj dite ka qenë gjithmonë dhe duhet të mbetet njeriu – dinjiteti, siguria dhe
respekti për punën e tij. Minierat janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë, por
zhvillimi i tyre i ardhshëm duhet të mbështetet në rregulla të qarta, mbikëqyrje më të fortë
institucionale, siguri më të madhe, teknologji moderne dhe përfitime konkrete për komunitetet ku
kryhet shfrytëzimi”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Në fjalën e saj, ministrja prezantoi rezultatet e arritura në sektor, duke vënë theks të veçantë te
arkëtimi i tarifave të koncesioneve.
Gjatë vitit 2025 janë arkëtuar mbi 1.22 miliardë denarë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Trendi pozitiv ka vijuar edhe në vitin 2026. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë
arkëtuar rreth 574 milionë denarë, më shumë se dyfishi i shumës së arkëtuar në të njëjtën
periudhë të vitit 2024.
Sipas Bozhinovskës, ky rezultat është rrjedhojë e përmirësimit të sistemit të arkëtimit, forcimit të
mbikëqyrjes institucionale, kontrolleve më të shpeshta dhe qasjes më të përgjegjshme të
koncesionarëve në përmbushjen e detyrimeve të tyre.
Në vitin 2025, në Maqedoni u prodhuan 130.174 tonë koncentrat bakri, plumbi dhe zinku, ndërsa
sektori minerar përbënte 10,9 për qind të prodhimit industrial dhe 2,8 për qind të eksporteve të
përgjithshme të vendit.
Maqedonia tashmë ka edhe Strategjinë për burimet minerale, e cila, pas disa dekadash, synon t’i
japë këtij sektori një drejtim të qartë dhe afatgjatë zhvillimi. Paralelisht, po finalizohen edhe
zgjidhje të reja ligjore për minierat dhe kërkimet gjeologjike, me synim krijimin e një kuadri më
të parashikueshëm ligjor, rritjen e transparencës, forcimin e mbikëqyrjes, standarde më të larta
mjedisore dhe përfshirje më aktive të komuniteteve lokale.
Theks i veçantë iu kushtua përfitimeve që sektori minerar duhet t’u sjellë komunave dhe
qytetarëve. Sipas përcaktimeve ligjore, 78 për qind e tarifave të paguara të koncesionit i takojnë
komunës në territorin e së cilës zhvillohet veprimtaria koncesionare. Këto mjete duhet të
faqja 2 nga 2
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve
minerale
Bulevard „Ilinden“ nr. 2, Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
+389 2 3118022
www.vlada.mk
investohen në përmirësimin e rrugëve lokale, ujësjellësve, infrastrukturës komunale, shkollave,
shërbimeve publike dhe projekteve për mbrojtjen e mjedisit.
„Miniera nuk duhet të jetë një ishull i izoluar i aktivitetit ekonomik. Ajo duhet të jetë një shtytës
për zhvillimin e të gjithë rajonit ku operon”, theksoi Bozhinovska
Ministria do të vijojë me kontrolle të intensifikuara, monitorim të rregullt të detyrimeve të
koncesionarëve dhe zbatim të rreptë të ligjeve.
Ministria do të vijojë me kontrolle të intensifikuara, monitorim të rregullt të detyrimeve të
koncesionarëve dhe zbatim të rreptë të ligjeve.
„Asnjë ton mineral i nxjerrë, asnjë për qind e eksporteve dhe asnjë investim nuk vlejnë më shumë
se jeta e njeriut. Siguria duhet të jetë pjesë e kulturës së punës në çdo minierë, në çdo turn dhe në
çdo vend pune”, deklaroi Bozhinovska.
Në fjalën e saj, ministrja theksoi edhe nevojën për krijimin e kuadrove të reja për sektorin
mineral. Minierave u nevojiten inxhinierë të rinj, gjeologë, teknikë, operatorë dhe ekspertë të
mjedisit. Për këtë qëllim, nevojitet bashkëpunim më i ngushtë mes kompanive minerare,
shkollave të mesme profesionale dhe universiteteve, më shumë mësim praktik, bursa, programe
mentorimi dhe një perspektivë e qartë profesionale për të rinjtë.
Kryetari i Asociacionit të Minierave të Maqedonisë, Dime Petreski, theksoi rëndësinë e sektorit
minerar për zhvillimin ekonomik dhe industrial të vendit, si dhe nevojën për një partneritet të
ngushtë mes institucioneve, kompanive, komunitetit shkencor dhe minatorëve, me qëllim
krijimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme për zhvillimin e sektori.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Teknike në Universitetin ,,Goce Dellçev” – Shtip,
prof. Gjorgji Dimov, theksoi se e ardhmja e sektorit është e lidhur ngushtë me dijen, teknologjitë
e reja dhe përgatitjen e gjeneratave të reja të inxhinierëve dhe gjeologëve. Sipas tij, minierat
moderne duhet të jenë më të sigurta, më efikase, të digjitalizuara dhe të përgjegjshme ndaj
mjedisit.
Bashkëpunëtori shkencor në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Aleksandar
Dedinec, foli për rëndësinë strategjike të lëndëve të para minerale për tranzicionin energjetik dhe
atë të gjelbër.
„ Çështja sot nuk është nëse duhet të ketë miniera, por çfarë lloj industrie minerare duam të
zhvillojmë – të qëndrueshme, të bazuar në shkencë, të sigurt dhe të pranuar nga komunitetet
lokale”, theksoi Dedinec.
Një pjesë e veçantë e aktivitetit iu kushtua njerëzve që e ushtrojnë drejtpërdrejt profesionin e
minatorit. Katerina Novakova nga SASA foli për perspektivën e grave në industrinë moderne
minerare, duke theksuar se zhvillimi i teknologjisë, digjitalizimi, mekanizimi dhe automatizimi
po hapin mundësi të reja profesionale. Ajo nënvizoi nevojën që gratë të kenë qasje në programe
praktike dhe mentorimi, trajnime, si dhe mundësi për zhvillim dhe avancim professional.
Për përditshmërinë në terren foli Ljube Kolev nga Buçimi, i cili pas shumë vitesh punë në
miniera këtë vit del në pensionin e merituar. Ai theksoi se gjatë viteve të fundit makineritë janë
faqja 3 nga 2
Мinistria e energjisë, minierave dhe burimeve
minerale
Bulevard „Ilinden“ nr. 2, Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
+389 2 3118022
www.vlada.mk
përmirësuar, puna është organizuar më mirë, ndërsa sigurisë i kushtohet gjithnjë e më shumë
vëmendje. Për mua, një ditë e mirë pune është kur e përfundon detyrën siç duhet, e lë makinën në
gjendje të rregullt dhe të gjithë nga turni kthehemi në shtëpi shëndoshë e mirë dhe të sigurt”, tha
Kolev
Në kuadër të ceremonisë, ministrja Bozhinovska ndau dhjetë mirënjohje për minatorë për
kontributin e tyre të veçantë, përkushtimin profesional dhe meritat e rëndësishme në sektorin
minera.
Mirënjohje morën
Draganço Jovançov – Miniera SASA
Ivo Gjorgjevski – Toranica
Ivan Cekov – Zletovë
Ljube Kolev – Buçim
Igor Naumoski – Kombinati i Mermerit SHA Prilep
Draganço Ivanovski – SHA ESM – REK Manastir
Sead Basheviç – FIMAR BALKAN
Fuat Tairi – JEFUTA INZHINERING
Borçe Blazheski – KRIN KG
Bobi Trajkovski – MISA-MG
Shënimi i Ditës së Minatorëve u përmbyll me një mesazh të përbashkët se e ardhmja e industrisë
minerare në Maqedoni duhet të ndërtohet mbi dije, teknologji moderne, siguri, përgjegjësi ndaj
mjedisit dhe partneritet me komunitetet lokale, por edhe mbi respektin për njerëzit që çdo ditë
kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori.
„Vizioni ynë mbështetet në tri përgjegjësi të pandashme: përgjegjësinë ndaj punëtorit, ndaj
komunitetit lokal dhe ndaj brezave të ardhshëm. Sot, të gjitha shifrat, rezultatet dhe planet për të
ardhmen i lëmë për një moment mënjanë, sepse kjo ditë ka heronjtë e saj të vërtetë. Të nderuar
minatorë, kjo ditë është e juaja”, tha Bozhinovska.



