Kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Sali Ajdini, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Shasivari lidhur me procesin në Hagë, duke vlerësuar se ai po flet si një figurë pa fuqi vendimmarrëse informon Tetovasot .
Sipas Ajdinit, ministri Shasivari nuk ka kompetencë për të ndikuar në proceset që lidhen me Hagën dhe deklaratat e tij kanë karakter politik, pa peshë institucionale.
Ai theksoi se çështje të tilla kërkojnë përgjegjësi, seriozitet dhe qasje institucionale, ndërsa shtoi se opinionit publik nuk i duhen deklarata nga persona që, sipas tij, nuk marrin vendime, por vetëm komente politike.
Deklarata e Ajdinit vjen në kuadër të debatit publik që është zhvilluar ditët e fundit rreth procesit gjyqësor në Hagë dhe qëndrimeve të përfaqësuesve politikë për këtë çështje.TS