Janë qindra nëna që kanë frikë t’ua japin fëmijëve të tyre vaksinën kundër fruthit. Kjo frikë e tyre lidhet me dyshimet dhe informacionet jozyrtare se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë edhe autizëm te fëmijët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk është e vërtetë se vaksina kundër fruthit shkakton autizëm te fëmijët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH ka analizuar studimet e publikuara nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2025. Studimet më të fuqishme metodologjikisht nuk kanë gjetur lidhje shkakësore mes vaksinave dhe autizmit.

Po ashtu, në vitin 2026, OBSH vazhdon ta rekomandojë vaksinimin kundër fruthit, ndërsa në raportin e saj të korrikut 2026 thekson se vaksinimi kundër fruthit ka parandaluar rreth 59 milionë vdekje gjatë viteve 2000–2024.

Por si ka lindur ky shqetësim tek nënat e reja dhe a është e vërtetë se nga vaksina e fruthit dikush ka pësuar sëmundjen e autizmit?

Në lidhje me këtë shqetësim dhe frikë të nënave, për portalin TS flet mjeku-pediatër, Gjylajdin Fetai. Ai sqaron se vaksina e Fruthit nuk shkakton autizëm. Autizmi është smundje gjenetike, por ka raste qeë shfaqet edhe pas lindjes.

@tetovasot_official

A shkakton vaksina e Fruthit – Autizëm? Flet mjeku -pediatër Xhulajdin Fetai#tetovasot #nevrijademi #TS #TS

♬ original sound – TetovaSot