Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.

“Personat e lënduar janë bartuar me autoambulancë për në sptalin rajonal të Pejës ku po marrin trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.

Klankosova.tv mëson se gjendja pacientëve është stabile.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume