Presidenti i Argjentinës ka shpallur 6 tetorin ditë pushimi zyrtar në vend, në një datë që pritet të jetë e veçantë për futbollin argjentinas.

Vendimi lidhet me ndeshjen e Kombëtares së Argjentinës, në të cilën Lionel Messi pritet të bëjë paraqitjen e fundit me fanellën e ekipit kombëtar.

Me këtë vendim, qytetarët argjentinas do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen dhe paraqitjen e yllit të tyre me Kombëtaren.

Messi ka fituar Kupën e Botës dhe Copa América me Argjentinën dhe pritet të marrë një përshëndetje të veçantë nga tifozët në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit me përfaqësuesen.

Ndërkohë, Zvicra të shtunën mbrëma do të përballet me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen që nis nga ora 20:45.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume