Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka thënë se nëse do të ishte deputet i Kuvendi të Kosovës do ta tërhiqte përkrahjen për Gjykatën Speciale që nga nesër.

I pyetur nëse do të ketë përsëri presione ndërkombëtare për këtë çështje, Prosper ka thënë se Kosova duhet të marrë vendim të pavarur.

“Kosova duhet të marrë një vendim të pavarur. Duhet të marrë një vendim që është në interesin më të mirë të vendit. Ndonjëherë duhet të ngrihesh”, ka thënë ai

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume