Bilall Kasami deklaron se borxhi i Komunës së Tetovës është vetëm 3 milionë euro. Por, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave për tremujorin e dytë të vitit 2026, më 30 qershor detyrimet e raportuara ishin afër 23 milionë euro, dhe sipas informatave tona rreth 8 milion euro te pa evidetuara, me të cilat borxhi i përgjithshëm i komunës së Tetovës rezulton të jetë mbi 31 milion Euro.

Prandaj pyesim…Si u shlyen rreth 20 milionë euro për dy muaj? Me cilat mjete dhe ku janë dëshmitë e pagesave?

Buxheti bazë për vitin 2026 është 16,9 milionë euro. Deri në gjysmën e vitit janë realizuar 55%, ku përfshihen edhe mjetet nga kredia hungareze. Komuna e nisi vitin me deficit prej 10 milionë denarësh, ndërsa llogaria vazhdon të jetë e bllokuar.

Rikujtojmë se në vitin 2023, Komuna mori edhe rreth 4 milionë euro nga shteti përmes obligacionit strukturor për shlyerjen e detyrimeve. Megjithatë, ajo vazhdon të renditet ndër dhjetë komunat dhe ndërmarrjet me borxh më të madh në nivel shtetëror.

Edhe pse tatimet u trefishuan dhe u rritën të gjitha taksat komunale borxhi i komunës u rrit.

Kush po i vjedh paratë e Tetovarëve ???

Kërkojmë publikimin e pasqyrës së plotë të detyrimeve dhe të pagesave që mbështesin deklaratën e kryetarit.

Transparenca buxhetore është detyrim ligjor. Fshehja e qëllimshme ose paraqitja e të dhënave të rreme në dokumente zyrtare është vepër penale sipas nenit 361 të Kodit Penal, me dënim deri në pesë vjet burg.

ÇDO GËNJESHTËR MERR FUND PËRBALLË SË VËRTETËS!
Bilall Kasami do të japë llogari për çdo denarë të qytetarëve të Tetovës. Do të kërkojmë përgjegjësi politike dhe hetim penal për çdo shkelje dhe keqmenaxhim me paratë publike!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume