Deklarata e Bilall Kasamit se “ndonjëherë mund të ketë më pak apo më shumë” shqiptarë në manifestimet dhe çmimet shtetërore është përpjekje për të relativizuar përjashtimin e shqiptarëve.

Kur shqiptarët mungojnë, fajësohen komisionet; kur kërkohet përfaqësim i barabartë, pushteti fshihet pas arsyetimeve.

Kjo nuk është barazi. Kjo është etikja para etnikes.

BDI kërkon që në të gjitha manifestimet, çmimet dhe programet shtetërore të sigurohet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në përputhje me parimin e barazisë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por barazi reale dhe respekt për kontributin e tyre në shtet.

Sepse kur shqiptarët përjashtohen, nuk është “ndonjëherë më pak”.
Është diskriminim. ‎

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume