Në tryezën e presidentit Donald Trump, në darkën shtetërore që ai shtroi për presidentin kinez Xi Jinping, ishin ulur miliarderë, pasuria neto e të cilëve është gati 1.13 trilionë dollarë.

Midis të ftuarve të ulur në tryezën e Trumpit ishte drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang dhe gruaja e tij Lori, drejtoresha ekzekutive e AMD-së, Lisa Su, bashkëshorti i saj Daniel Lin dhe kryetari ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Sa i përket darkës… të ftuarve iu shërbye një menu pescatariane që fillonte me një velute me kungull të verdhë, e ndjekur nga një pjatë kryesore me levrek.

Mbrëmja solli në një tryezë gjigantët e teknologjisë dhe biznesit, ku u bisedua mbi çështje të shumta në interes të palëve.