Më 06.09.2026 në orën 14:45 në SPB Tetovë është denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në oborrin e SHMQSH “Kiril dhe Metodij” në Tetovë. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë djegur disa panele ndërtimi të destinuara për ndërtimin e një pishine të mbyllur në oborrin e shkollës, transmeton Pa Censurë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekipi hetimor nga SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume