Gostivar – Një automjet “Volkswagen Golf” është kthyer te pronari i tij pasi u zbulua se ishte shitur pa kontratë shitblerjeje. Sipas policisë, pronari nga Tetova kishte denoncuar se ia kishte dhënë makinën për përdorim një personi nga Gostivari, i cili më pas kishte ndërprerë kontaktet. Automjeti u gjet te një 51-vjeçar nga Gostivari, i cili deklaroi se e kishte blerë duke paguar një pjesë të shumës. Policia ka konfiskuar automjetin dhe po heton rastin. Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume