Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvillova një takim me Kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.

Theksova gjithashtu interesimin tonë për pjesëmarrje aktive në EXPO 2030 në Riad, si dhe rëndësinë e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve. Jam i bindur se kjo vizitë do t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, deklaroi Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume