Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare.

Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari.

“Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej ajo që e quan “shkurtpamësi” e para rreth 150 viteve, kur dialektet nga pjesa verilindore e hapësirës gjuhësore bullgare nuk u shpallën zyrtare.

Deklarata e Georgievskit vjen në një kohë kur çështja e gjuhës maqedonase vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume