Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke folur për projektligjin për Gjykatën Speciale, ka thënë se refuzon të mbështesë “çfarëdo iniciative që ka për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka”.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë, tha se megjithatë, “nuk po du me paragjyku nismën e PDK-së”.
“Pa paragjykim, për projektligjin që është proceduar, mendoj që është shumë i rëndësishëm çdo veprim. Refuzoj të mbështes çfarëdo iniciative që ka për qëllim veç me u duk që po bëjmë diçka. Nuk po du me paragjyku nismën e PDK-së. I ftoj grupet që të mos bëjnë propozime vetëm sa për t’u dukur që megjithatë po bëjmë diçka dhe nuk kanë ndonjë peshë”.
“Në këtë fazë, pas vendimit të padrejtë të shkallës së parë, secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Haxhiu.