Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A. (32) nga Shkupi dhe R.T. (39) nga Kumanova, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Sipas policisë, më 4 shtator 2026, në lokalitetin “Stopançe”, pranë fshatit Galiçnik, gjatë kontrollit te J.A. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe një substancë psikoaktive me veprim halucinogjen. Ndërkohë, R.T. është parë duke hedhur kokainë, marihuanë dhe amfetaminë, të cilat më pas janë sekuestruar nga policia. Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume