Shqipëria arriti një fitore të madhe, duke e mposhtur Bjellorusinë në xhiron e parë të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja shqiptare triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë, me ndeshjen që i takoi Ligës C të Ligës së Kombeve.

Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi shënuan golat në pjesën e parë, për t’i dhënë tri pikët e para Shqipërisë në këtë kampanjë.

Mirëpo, përpos fitores, vëmendje mori edhe një veprim i futbollistëve të Shqipërisë, pas ndeshjes.

Siç shihet në një foto të bërë virale në rrjetet sociale, Myrto Uzuni e Rey Manaj e mbajnë në dorë flamurin e UÇK-së, duke festuar fitoren e marrë në “Air Albania” e duke u solidarizuar me katër krerët e UÇK-së të dënuar padrejtësisht në Hagë – me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.


Uzuni e Manaj po ashtu kanë qenë ndër lojtarët më të zëshëm të Shqipërisë rreth kësaj situate, edhe me postime në rrjetet sociale, në profilet e tyre.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria do të rikthehet në aksion me ndeshjen në udhëtim ndaj San Marinos, derisa deri në fund të këtij grumbullimi do të luajë edhe ndaj Finlandës, e prapë San Marinos.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume