Lionel Messi vazhdon të mahnisë edhe në moshën 39-vjeçare.

Ylli argjentinas e shënoi një tjetër gol spektakolar, këtë herë nga goditja e dënimit, duke e treguar edhe një herë klasin e tij të jashtëzakonshëm.

Messi e dërgoi topin në rrjetë me një goditje perfekte, duke e lënë portierin e Columbus Crew pa mundësi reagimi, shkruan “onefootball”, përcjell “Gazeta Express”.

Një tjetër perlë nga kapiteni i Inter Miamit, i cili vazhdon të shkruajë histori edhe në vitet e fundit të karrierës së tij.

Ky gol mund t’ia hapë rrugën Messit drejt një tjetër rekordi, ndërsa argjentinasi vazhdon të shtojë statistikat e tij mbresëlënëse nga goditjet e dënimit.

Me 76 gola nga faulli, Messi tash ka nevojë veç edhe për tre gola për ta kaluar rekordin e Marcelinho Cariocas.

Pavarësisht moshës, Messi vazhdon të dëshmojë se goditjet standarde mbeten një prej armëve të tij më të rrezikshme.

Një goditje e jashtëzakonshme nga një futbollist që duket se nuk ngopet kurrë së shënuari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume