Një aksident tragjik ka ndodhur më 6 shtator në rrugën Kriva Pallankë–Kumanovë, në afërsi të fshatit Gradec.

M.N. (50) nga rrethina e Negotinës, duke drejtuar motoçikletën e tij, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bankinë dhe një shtyllë metalike. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia kreu këqyrjen, ndërsa rasti po hetohet.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume