Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë gjetur të gjallë një grua 64-vjeçare, 11 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një zonë të Himalajeve.

Chandika Shrestha u gjet më 5 shtator në katin e katërt të një shtëpie të mbuluar pjesërisht nga balta në distriktin Nuwakot, raporton BBC.

Ajo u lokalizua nga pjesëtarët e Forcës së Policisë së Armatosur të Nepalit, të cilët po zhvillonin operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga katastrofa.

Pas nxjerrjes nga shtëpia, Shrestha u transportua me helikopter në një spital në Kathmandu, ku po trajtohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume