Në Prishtinë po vazhdon edhe sonte protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo është nata e 13-të radhazi që protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë.

Protestuesit po kërkojnë veprime më konkrete, ndërsa Kuvendi i Kosovës sot miratoi me 99 vota një deklaratë të përbashkët për hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike.

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi mund të apelohet, ndërsa avokatët kanë paralajmëruar ankesat.

Ndërkohë, PDK-ja po kërkon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume