Dy të mitur nga fshati Matejçë, Lipkovë, janë privuar nga liria pasi me një objekt të mprehtë sulmuan një 16-vjeçar, i cili pësoi lëndim të rëndë trupor, përcjell Pa Censurë.

Më 29.09.2026 në orën 00:30, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë privuan nga liria dy të mitur nga fshati Mateç, Likovë, sepse në të njëjtin fshat me një objekt të mprehtë sulmuan një 16-vjeçar, i cili pësoi lëndim të rëndë trupor dhe u dërgua në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume