Për UÇK-në tifogrupet i harrojnë inatet, bëjnë spektakël dhe thirrje për çlirimtarët në shesh (VIDEO)
Për UÇK-në tifogrupet i harrojnë inatet, bëjnë spektakël dhe thirrje për çlirimtarët në shesh
Në një moment kur rivalitetet mes tifogrupimeve zakonisht mbizotërojnë në tribuna, këtë herë ato u lanë anash për një kauzë të përbashkët.
Tifogrupet kosovare u bashkuan në sheshin e Prishtinës, duke i harruar përkohësisht inatet dhe rivalitetet mes tyre, për të përcjellë një mesazh të përbashkët në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me flamuj, pankarta, koreografi dhe thirrje “UÇK, UÇK”, tifozët krijuan atmosferë të fuqishme në kryeqytet. Thirrjet e tyre jehuan nëpër shesh dhe rrugët përreth, ndërsa për disa momente rivaliteti sportiv u zëvendësua me një qëndrim të përbashkët.