Pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta kundër aktgjykimit janë zhvilluar edhe në diasporën shqiptare.
Një tubim protestues është mbajtur edhe në Hamburg të Gjermanisë, ku shqiptarë të mbledhur kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Protestat e diasporës shqiptare kundër aktgjykimit janë zhvilluar në disa qytete të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi në shkallë të parë Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet./TS