Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në letrën e tij, Rama i ka uruar Kurtit sukses në mandatin e ri, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Mandati Juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses”, ka shkruar Rama.

Lexo edhe:
Edhe Britania e Madhe paralajmëron shtetasit e saj në Kosovë: Qëndroni nesër larg turmave të mëdha
Gjendet i vdekur një person në Zajm të Klinës, u shpall i zhdukur nga familja
Nesër aktgjykimi, Abelard Tahiri publikon foto me djalin e Thaçit drejt Hagës
Ai ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë mbetet e gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe fushat, me synimin për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

Rama ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve të miratuara mes dy vendeve, si dhe shqyrtimin e projekteve të reja në sektorët prioritarë.

Sipas tij, këto angazhime janë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve dhe synojnë përmirësimin e mëtejshëm të jetës së tyre.

Në fund të letrës, Rama e ka ftuar kryeministrin Kurti për vizitë në Shqipëri./Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume