Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në përgjigjjen për Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume