Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar dhe rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal është rritur në 1.130, me gati 4.500 të zhdukur, treguan sot të dhënat e fundit zyrtare, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sipas Autoritetit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive, 1.114 trupa janë gjetur në Nepal që nga përmbytjet masive të mëdha që goditën vendin e Himalajeve më 26 gusht ndërsa 292 njerëz u plagosën dhe 3.916 mbetën të zhdukur.

Autoritetet thanë se rreth 12 mijë njerëz janë shpëtuar nga zonat e goditura nga përmbytjet ndërsa më shumë se 21 mijë anëtarë të personelit të sigurisë, përfshirë ushtrinë dhe policinë, janë mobilizuar për të ndihmuar operacionet e vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit.

Rreth 1.6 milionë njerëz janë prekur në Nepal nga përmbytjet e befasishme, shtuan ata.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në anën kineze të kufirit, me 546 të zhdukur, përfshirë 261 të huaj, sipas “Xinhua News”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume