Tre persona me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane kanë humbur jetën pas shpërthimit dhe shembjes së një ndërtese në lagjen Plaka të Athinës.

Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.

Florin Hoxha dhe Florida Hoxha ishin motër e vëlla, ndërsa Eris Cani ishte bashkëshortja e Florin Hoxhës.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes në rrugën Lysikratous, pas një shpërthimi të fuqishëm që shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, autoritetet dyshojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e një rrjedhjeje të gazit natyror.

Në ngjarje kanë humbur jetën edhe persona të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vijuar kërkimet nën rrënoja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume