Tetovë – Një konflikt i nisur në një qendër tregtare ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari nga Reçica e Madhe. Sipas policisë, 22-vjeçarja F.A. denoncoi se F.SH. fillimisht e kishte kërcënuar, ndërsa më vonë, para shtëpisë së tij, e sulmoi fizikisht atë, nënën e saj 50-vjeçare dhe axhën 48-vjeçar. Sipas denoncimit, sulmit iu bashkuan edhe nëna dhe tezja e të dyshuarit. Gjithashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar automjetin dhe telefonin celular të të resë. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës. Raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume