Të gjitha shkollat fillore komunale në Çair iu bashkuan aksionit të madh ekologjik “Dil dhe bashkangjitu!”, të organizuar nga Qyteti i Shkupit, duke përfshirë nxënësit dhe stafin arsimor në aktivitetet për pastrimin dhe kujdesin ndaj mjedisit.
Në oborret e shkollave dhe hapësirat përreth tyre u realizuan aktivitete pastrimi, përmes të cilave nxënësit dhanë kontributin e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të rregullt, duke u bërë pjesë e angazhimit të përbashkët që u zhvillua në territorin e Shkupit.
Pjesëmarrja e shkollave të Çairit në këtë aksion kishte njëkohësisht edhe karakter edukativ, duke nxitur te nxënësit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përgjegjësinë ndaj hapësirave të përbashkëta.
Një Çair dhe një Shkup më i pastër fillon edhe nga edukimi dhe shembulli që u japim brezave të rinj.






