Nesër, më 27 shtator, Shkupi pritet të jetë në qendër të një marshimi protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, qytetarë, veteranë, familje të dëshmorëve, të rinj, studentë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë ftuar t’i bashkohen marshit, i cili synon të shprehë solidaritet me ish-krerët e UÇK-së përballë proceseve dhe vendimeve të Gjykatës Speciale.

Organizatorët e kanë cilësuar marshin si një mesazh qytetar të solidaritetit, kujtesës dhe dinjitetit, duke bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë, dinjitoze dhe të bashkuar.

Mesazhi i organizatorëve: sakrifica e luftës së UÇK-së dhe kujtesa e saj, sipas tyre, nuk duhet të harrohen.

Të gjithë qytetarët që ndajnë këtë qëndrim janë ftuar të marrin pjesë në marshin e nesërm në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume