Kombëtarja e Shqipërisë po fiton pas pjesës së parë ndaj Bjellorusisë.

Në ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kombeve, Shqipëria po avancon 2-0 ndaj Bjellorusisë.

Kjo ndeshje po luhet në “Air Albania” në Tiranë.

Golat në 45-minutëshin e parë u shënuan nga Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.

Mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 34-t të ndeshjes.

Asllani golin e gjeti nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e dytë për Shqipërinë e shënoi Ernest Muçi, në minutën e 47-të të pjesës së parë.

Në grup me Shqipërinë dhe Bjellorusinë janë edhe Finlanda e San Marino. Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi 7-0 për finlandezët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume